TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Maj 2025, 16:16

E zuri poshtë masivi i dheut teksa po punonte me ekskavator, vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin

Shkruar nga Pamfleti

E zuri poshtë masivi i dheut teksa po punonte me ekskavator, vijojnë

Vijojnë ende kërkimet në Qafën e Burrelit për gjetjen e 29-vjeçarit Ardit Beshiri i cili u zu poshtë nga një masiv dheu, teksa ishte duke punuar me askavator.

Trupi i të riut nuk gjendet prej 48 ditësh. Mësohet se në momentin e çarjes së rezervuarit 29-vjeçari Ardit Beshiri ka qenë duke punuar në anën e poshtme. Vërshimi i ujit dhe materiali rërë që ishte grumbulluar nga përpunimi i kromit e ka marrë para dhe ende nuk dihet fati i tij.

Që prej së shtunës në terren janë grupe të kërkim-shpëtimit nga AKSEM, forcat e Armatosura, policia e shtetit, banorë të zonës e familjarë të 29-vjeçarit.

Për shkak të sasisë së madhe të ujit dhe materialit që është shembur nuk është gjetur asnjë gjurmë e 29-vjeçarit, por vetëm disa pjesë të mjetit tip eskavator. Familjarët bëjnë apel që të shtohen forcat e kërkimit në terrenin malor.

Lini një Përgjigje