TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Maj 2023, 11:35

Ecuria e SPAK për 2022, Altin Dumani: 4 zyrtarë të lartë janë dënuar, kemi rritur konfiskimet e pasurive të ardhura nga krimi

Shkruar nga Pamfleti
Ecuria e SPAK për 2022, Altin Dumani: 4 zyrtarë të lartë
Kreu i SPAK, Altin Dumani

Kreu i SPAK, Altin Dumani ditën e sotme po raporton në Komisionin e Ligjeve për ecurinë e Prokurorisë së Posaçme në vitin 2022.

Ai tha se janë dhënë katër vendime dënimi për ish zyrtarë të nivelit të lartë.

Dumani gjithashtu ka dhënë shifra për punën e deritanishme, ku u shpreh se janë rritur konfiskimet e pasurive të ardhura nga krimi dhe koppupsioni.

Gjatë dy viteve, konkretisht 2020-2022, rezulton se në total nga Prokuroria e Posaçme janë hetuar gjithsej 24 procedime penale me 25 persona në hetim, ku përfshihen ish-zyrtarëve të nivelit të lartë, mes të cilëve politikanë, ish-gjyqtarë dhe kryetar bashkie.

Ndër këto janë dërguar në gjykatë me kërkesë për gjykim: 8 procedime penale me 8 të pandehur (ish-Gjyqtar);  3 procedime penale me 3 të pandehur (ish-Prokuror);  1 procedim penal me 2 të pandehur (ish-Deputet); 1 procedim penal me 1 të pandehur (ish-zv.Ministër);  1 procedim penal me 1 të pandehur (anëtare KPK); 4 procedime penale me 4 të pandehur (ish-Kryetar Bashkie).

Në raportin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar thuhet se gjatë vitit 2022 janë shpallur në kërkim ndërkombëtar 42 persona. Ajo që vihet re është ngritja e grupeve të përbashkëta hetimore me vendet partnere. Në listë rezultojnë 11 grupe pune të reja me vendet si Italia, Gjermania, Britania e Madhe dhe disa shtete të tjera, ku në fokus është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

ecuria e spak për 2022 altin dumani

Lini një Përgjigje