Aktualitet26 Maj 2023, 09:39

Shkëmbim zjarri mes policisë dhe një grupi kriminal në kufirin Shqipëri-Kosovë, qëllohen me armë efektivët

Shkruar nga Pamfleti

Shkëmbim zjarri mes policisë dhe një grupi kriminal në

Një shkëmbim zjarri ka ndodhur në kufirin Shqipëri-Kosovë, mes një grupi trafikantësh të qenieve njerëzore dhe policisë

Mësohet se nga shkëmbimi me armë zjarri nuk ka të lënduar.

Policia ka mundur që të arrestojë 6 shtetas sirianë, ndërsa një i 7 ka mundur që të largohet.

Nga të dhënat e para bëhet me dije se trafikantët kanë qenë të armatosur dhe hapën zjarr ndaj policisë shqiptare pasi autoritetet u vunë në ndjekje të tyre.

Pritet që të tjera detaje të dalin në dritë.

 

shkëmbim zjarri mes policisë dhe një grupi kriminal shqipëri kosovë