TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Nëntor 2025, 12:29

Shtyhet seanca paraprake për Metën, Kryemadhi sulmon SPAK për letër-porosinë nga SHBA

Shkruar nga Pamfleti

Shtyhet seanca paraprake për Metën, Kryemadhi sulmon SPAK për

Seanca paraprake për dosjen që përfshin ish-Presidentin Ilir Meta, Monika Kryemadhin dhe tre persona të tjerë u shty për në datën 17 nëntor, në orën 09:00. Shkak u bë kërkesa e paraqitur nga avokati i Metës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja. Sipas mbrojtjes, gjykata duhet të shprehet më parë për këtë kërkesë, përpara se të vijojë me shqyrtimin e provave.

Pas daljes nga ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Monika Kryemadhi deklaroi se do të kërkojë kthimin e dosjes për hetime të mëtejshme në SPAK. Ajo mohoi që të ketë prova të reja të ardhura nga Shtetet e Bashkuara, duke sqaruar se bëhet fjalë vetëm për kthimin e përgjigjes së një letërporosie të dërguar nga SPAK në vitin 2024.

Avokati im kundërshtoi dorëzimin e letërporosisë për të pasur një qartësi se pati informacion të gabaur për opinionin publik. Nuk ka asnjë provë të reja, por është kthimi i përgjigjes së letërporosisë të bërë nga SPAK, prokuroria ka shkelur procedurën duke çuar dosjen për gjykim pa mbyllur hetimet. Nuk dha asnjë argument, materialet e reja do të nxjerrë në pah se kush janë keqdashësit ose sabotuesit nuk po quaj falcifikator. Llogaritë bankare të GSIS tregojnë se janë paguar aq para sa ka deklaruar LSI. Por, sigurisht kjo dosje do të kthehet përsëri mbrapsht, që do të vendosë përpara drejtësisë GSIS, SPAK apo kushdo që ka bërë analizimin e  kësaj dosje. Do të kërkojmë rikthimin se vetë letërporosia nga SHBA ka sjellë informacionin e saktë dhe zbardh përfundimisht se çfarë ka ndodhur me GISIS. Duke e lexuar me ekspertë financiarë, është e faktuar që LSI ka paguar aq fatura saç ka deklaruar dhe aq janë derdhur në llogarinë bankare të GSIS. Ose me paaftësinë e lexusit financiar të SPAK ose me keqdashësi”, tha Kryemadhi.

 

Lini një Përgjigje