
Një seri email-e mashtruese në emrin e RTSH po qarkullojnë, ndërsa përmes tyre synohet vjedhja e të dhënave personale.
Këto email-e përmbajnë përpjekje për mashtrim dhe përfitim të paligjshëm, duke synuar aksesin në llogaritë personale nëpër platformat sociale, si Instagram dhe Facebook.
RTSH thekson se nuk ka autorizuar askënd dhe nuk ka asnjë lidhje me këto komunikime, dhe distancohet plotësisht nga çdo përpjekje për manipulim dhe mashtrim nën emrin e vet. Institucioni u bën thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin këta hapa për të mbrojtur veten e tyre:
-Verifikoni burimin e email-eve – RTSH nuk dërgon asnjë mesazh të tillë që kërkon informacione sensitive për llogaritë personale.
-Mos klikoni mbi asnjë link të dyshimtë – Mesazhet e falsifikuara mund të përmbajnë lidhje që synojnë të vjedhin të dhënat tuaja.
-Raportoni çdo email mashtrues – Çdo email i dyshimtë mund të raportohet tek autoritetet e sigurisë kibernetike për të parandaluar përhapjen e tij më tej.

Lini një Përgjigje