
Një apartament është pushtuar nga flakët në zonën e “Komunës së Parisit”. Flakët kanë shpërthyer në ballkonin e apartamentit, teksa kati i lart e bën të vështirë ndërhyrjen.
Mësohet se shkak për zjarrin ka qenë shpërthimi i një bombole gazi, teksa "Ora News" ka siguruar dhe pamjet e para brenda baneses se shkrumbuar.
“Me datë 02.05.2025, rreth orës 14:50, ka rënë zjarr në një banesë në katin e 6-të, të një pallati në rrugën “Tish Daija”. Si pasojë ka vetëm dëme materiale, nuk ka persona të lënduar. Shërbimet zjarrfikësese ndodhen në vendngjarje dhe punojnë për fikjen e zjarrit”, tha policia.


Lini një Përgjigje