TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Janar 2026, 11:49

Erë e fortë dhe dallgë, pezullohet totalisht lundrimi në Vlorë  

Shkruar nga Pamfleti
Erë e fortë dhe dallgë, pezullohet totalisht lundrimi në
Moti i keq në Vlorë

Pezullohet edhe lundrimi i tragetit i linjës me Brindisin.

Moti i keq ka përfshirë qytetin e Vlorës.

Era e fortë bregdetare vazhdon edhe këtë të diel me shpejtësi, duke bërë që deti të jetë me dallgë të larta që shkojnë deri në 1.5 metra.

Kjo bën që mjetet e peshkimit dhe ato lundruese të mos dalin dot në det, për këtë arsye lundrimi i tyre vazhdon i pezulluar.

Ndërkohë është pezulluar edhe lundrimi i tragetit i linjës me Brindisin, pasi forca e detit është në rritje.

Ky traget po qëndron në radë, në det të hapur për të shmangur përplasjet që mund të shkaktohen me kalatat e portit detar.

moti i keq në vlorë

Lini një Përgjigje