
Pas këtij miratimi në komision, kandidatura pritet të kalojë për votim në seancë plenare të Senatit, ku do të vendoset përfundimisht konfirmimi i tij si ambasador i ri i SHBA-ve në Tiranë...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i SHBA-ve në Republikën e Shqipërisë.
Emërimi i Wendt u mbështet nga shumica e anëtarëve të komisionit, përfshirë senatorë nga të dyja partitë kryesore, në një votim që e çon kandidaturën një hap më afër konfirmimit final në Senat.
Pas këtij miratimi në komision, kandidatura pritet të kalojë për votim në seancë plenare të Senatit, ku do të vendoset përfundimisht konfirmimi i tij si ambasador i ri i SHBA-ve në Tiranë.
Nëse konfirmohet, duket çështje formaliteti tashmë, Wendt do të marrë drejtimin e Ambasadës amerikane në një periudhë me rëndësi për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, veçanërisht në fushat e sigurisë, investimeve dhe bashkëpunimit euroatlantik. Nëse kandidatura e tij miratohet, Wendt do të bëhet ambasadori i parë i SHBA-së në Tiranë pas largimit të Yuri Kim në qershor 2023. Që atëherë, ambasada është drejtuar nga të ngarkuarit me punë, ndërsa emërimet e mëvonshme nuk arritën të finalizoheshin.
Mungesa e një ambasadori të plotë për një periudhë kaq të gjatë është parë nga shumë vëzhgues si një periudhë në të cilën ndikimi i drejtpërdrejtë diplomatik amerikan në politikën shqiptare ka qenë më i kufizuar. Në këtë kontekst, emërimi i një figure me profil të lartë ushtarak dhe përvojë në strukturat e NATO-s shihet si një sinjal se Uashingtoni synon të rrisë angazhimin e tij në Shqipëri.
Gjatë seancës dëgjimore më 20 maj, Wendt theksoi mbështetjen për SPAK-un, luftën kundër korrupsionit dhe goditjen ndaj krimit të organizuar. Ai vlerësoi institucionin e Prokurorisë së Posaçme si të pavarur dhe apolitik, duke premtuar mbështetje për ruajtjen e këtij statusi.
Sipas tij, bashkëpunimi midis SPAK dhe agjencive amerikane të zbatimit të ligjit, përfshirë FBI-në, DEA-n dhe Departamentin e Drejtësisë, ka dhënë rezultate konkrete në hetimet ndërkombëtare kundër grupeve kriminale.
Profili i Wendtit e dallon atë nga shumica e diplomatëve tradicionalë. Ai shërbeu më shumë se 34 vjet në ushtrinë amerikane, duke përfshirë më shumë se tre dekada në forcat speciale "Beretat e Gjelbra", dhe gjithashtu drejtoi Komandën e Operacioneve Speciale të NATO-s. Karriera e tij përfshin misione në Irak, Afganistan, Filipine, Kore dhe Lindjen e Mesme.
EJANI SA ME SHPEJT ZOTI AMBSADOR SE MINJTE DHE ANTIKOMBTARET NE TIRANE PO EDHIN VALLE...NE DUAM PERKRAHEJEN E SHTETIT TUAJ TE MADH CDO HERE QE KEMI QENE SI KOMB NE UDHEKRYQ....JU NA E KENI DHENE.....PADYSHIM...EJANI TI NXIRNI FRIKEN DHE SPAKUT ....PA JU ATA NDIHEN TE PARALIZUAR...KOMBI SHQIPTAR E VLERESON MIQSINE TUAJ DHE JU KA DHENE BESEN E KASAJ MIQESIE ME INTERES DYLALESH......WECOME TO ALBANIA USA AMBASADOR
Welcome Lieutenant General Eric Wendt, Welcome Ambassador.