Mësohet se fillimisht viktima, i identifikuar si Ardian Baloshi, ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës, por nuk ia ka dalë dhe ka ndërruar jetë në spital.
Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri në Paskuqan, paraditen e të hënës pas një sherri banal në kalçeto.
Mësohet se fillimisht viktima, i identifikuar si Ardian Baloshi, ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës, por nuk ia ka dalë dhe ka ndërruar jetë në spital.
Policia ka identifikuar autorin, Sadik Llanaj, i cili dyshohet se e ka kryer vrasjen me pistoletë.
Në kërkim të Llanjat janë vënë edhe forcat RENEA, pasi dyshohet se autori është i armatosur. Zonës është vendosur në rrethim, ndërsa efektivët e armatosur po ushtrojnë kontrolle të rrepta në zonë.

Sipas gazetarëve në vendngjarje, policia po merr në pyetje dëshmitarët okularë dhe familjarët e dy të rinjve dhe gjithashtu po këqyren edhe kamerat e sigurisë.
Ka dyshime se autori dhe viktima janë fqinj me njëri-tjetrin.
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me vrasjen e regjistruar këtë të hënë në Kamëz ku mbeti viktimë 27-vjeçari Ardian Baloshi.
Për ngjarjen ka reaguar edhe policia.
“Sot, rreth orës 11:25, është marrë njoftim se në spital është transportuar pa shenja jete shtetasi A. B., rreth 27 vjeç.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para hetimore. Nga provat e administruara deri në këto momente, dyshohet se shtetasi A. B, është qëlluar me armë zjarri në rrugën “Dervish Luzha”, në Kamëz, pas një konflikti për motive të dobëta.
Si autor i dyshuar i ngjarjes është identifikuar shtetasi S. Ll., rreth 39 vjeç. Menjëherë janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore rrugore, janë angazhuar forca të shtuara policore në terren dhe po zhvillohen kontrolle intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë ligjore.
Sqarojmë se nuk ka shtetas të tjerë të dëmtuar nga kjo ngjarje. Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për kapjen e autorit dhe do t’ju informojmë në vijim për çdo gjë që lidhet me këtë ngjarje”, njofton policia.
Lini një Përgjigje