TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Nëntor 2025, 20:53

Mentor Kikia: Berishës i duhet PD-ja për t'u përballur me SPAK-un! 

Shkruar nga Pamfleti

Mentor Kikia: Berishës i duhet PD-ja për t'u përballur me

Për analistin Mentor Kikia, ka vetëm një arsye përse Sali Berisha nuk pranon që të lërë postin e kreut të PD-së dhe ajo, sipas tij, është përballja me drejtësinë.

Duke folur për emsionin ‘Të Pashoq’ të ‘Pamfletit’, Kikia theksoi se Berisha kërkon që betejat me drejtësinë t’i bëjë si kryetar i opozitës dhe ta përdorë këtë post në favorin e tij.

Pjesë nga intervista:

-Po pse nuk do të largohet Berisha?

Kika: Kjo është një pyetje tani shumë e bukur, e fortë dhe nuk di nëse dikush mund ta ketë përgjigjen e saktë, po gjithkush ka një përgjigje. Përgjigja është...

- Përgjigja juaj?

Kikia: Berisha, sipas këndvështrimit tim, patjetër, po patjetër. Berisha nuk do të largohet sepse do që me problemet që ka me drejtësinë, të përballet si kreu i opozitës. Dhe atij nuk i intereson shumë tashmë nëse opozita është kaq e madhe, është kaq apo është kaq. Mjafton që ai të jetë kreu i opozitës. Në mënyrë që kur të shkojë atje te prokuroria, te SPAK-u, te gjykata, të mos thuhet ish-kryetari i PD-së apo deputeti Berisha, por lideri i opozitës. Dhe kudo të flitet për liderin e opozitës që po përballet me drejtësinë.

Lini një Përgjigje