TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Korrik 2026, 20:26

Aktivisti Arbër Lleshi: Do protestojmë deri në largimin e Ramës, s'është më kryeministri ynë!

Shkruar nga Pamfleti

Aktivisti Arbër Lleshi: Do protestojmë deri në largimin e

Aktivisti Arbër Lleshi, gjatë fjalës së mbajtur në protestën e 42-të para Kryeministrisë, deklaroi se lëvizja qytetare ka arritur rezultate konkrete, por sipas tij beteja nuk ka përfunduar ende.

Ai u shpreh se protestat do të vazhdojnë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar qeverinë aktuale si më të korruptuarën që ka njohur vendi.

Aktivisti Lleshi tha gjithashtu se "bashkimi i shqiptarëve kundër dipolit politik është më i fortë se kurrë teksa kujton se ndaj popullit është bërë padrejtësi. Ai kujton "Gërdecin", "21 Janarin" dhe aferat korruptive.

“Vetëm në 2 javët e para PE e bëri të qartë se ligji që masakron zonat e mbrojtura duhet anuluar. Kemi akoma shumë për të bërë, na duhet të jemi këtu deri në dorëheqjen përfundimtare të qeverisë më të korruptuar që ka parë Shqipëria ndonjëherë. Bashkimi i shqiptarëve kundër dipolit politik është më i fortë se kurrë dhe po iu kujtojmë sa padrejtësi është bërë ndaj nesh. Ne jemi rritur mes gëzhojash. Mos harrojmë Gërdecin, 21 Janarin dhe aferat korruptive.

Infrastruktura është lënë përgjysmë, në fshatin tim rruga nuk bëhet prej 40 vitesh, ndërkohë 4.2 milionë euro shkojnë për një fashist. Rama nëse nuk ka pasur dijeni për vjedhjet duhet të largohet për paaftësi, në të kundërt të largohet, por në të dyja rastet nuk është më kryeministri ynë. Ministrat dhe deputetët nuk përgjigjen, Parlamenti është bllokuar me hekura si burg. Njerëzit duhet të futen dhe të takojnë deputetët”, deklaroi Lleshi.

aktivisti arbër lleshi proteste tubim

Lini një Përgjigje