TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Korrik 2026, 20:32

“Ne kemi vrarë frikën”/ Mehdi Malkaj nga protesta: Rama nuk mbajti asnjë nga premtimet që u dha shqiptarëve

Shkruar nga Pamfleti
“Ne kemi vrarë frikën”/ Mehdi Malkaj nga protesta: Rama
Mehdi Malkaj

Protesta e 42-të radhazi kundër qeverisë dhe klasës politike vijoi me fjalime të qytetarëve dhe figurave publike përpara Kryeministrisë. Mes tyre ishte edhe aktori Mehdi Malkaj, i cili hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se qeveria nuk ka përmbushur premtimet me të cilat mori besimin e qytetarëve.

Në fjalën e tij, Malkaj u ndal te premtimet për shëndetësinë, arsimin dhe pensionistët, duke pyetur se ku kanë mbetur angazhimet e marra nga qeveria.

E keni vënë re që kryeministri thotë: ‘Unë do ta çoj deri në fund, se unë kam një kontratë’? Në kontratën që kemi bërë bashkë, ai ka thënë mjekësia falas. Ku është? Arsimi model ku është? Pensionistët që do të gëzonin, ku janë? Ku e gjen ai të drejtën të na thotë se çfarë do të bëjmë?”, u shpreh aktori.

Malkaj i bëri thirrje kryeministrit që të dalë përballë qytetarëve dhe të japë llogari për qeverisjen e tij.

Të vijë këtu dhe t’ia tregojmë kush është. Ne jemi populli shqiptar, trim. Ne kemi vrarë frikën”, deklaroi ai, ndërsa fjalët e tij u shoqëruan me duartrokitje dhe brohoritje nga protestuesit.

Tubimi përpara Kryeministrisë u zhvillua në kuadër të ditës së 42-të të protestave, të cilat, sipas organizatorëve, do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesës kryesore për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e sistemit politik në vend.

mehdi malkaj

Lini një Përgjigje