Nuk ka fund gallata me koncertin e Kanye West. Ndonëse Rama i dha 4.2 mln euro dhe na premtoi me të madhe se falë tij do të promovohej Shqipëria, në fakt këngëtari amerikan nuk e ka fare idenë se ku bie vendi ynë.
Në platformën Spotify lokacioni i koncertit të sotëm është listuar në Turqi.
Në njoftimin zyrtar të eventit, është shfaqur "EAGLE STADIUM, Tirana, Tirana Türkiye, TR". Pra për West ose stafin e tij, Tirana është në Turqi.

Kjo ka sjellë irritim dhe reagime të forta në rrjetet sociale. Kjo pasi qeveria harxhoi 4.2 mln euro dhe në vend të promovohet Shqipëria, etiketohemi si Turqi.
Epo kjo e shpjwgon arsyen pse nuk jane shitur biletat, ky i ka ngaterruar fansat dhe ata kane shkuar ne drwjtim te Turkiye.