Aktualitet22 Nëntor 2023, 16:51

Dosja “Partizani”, KLGJ thirrje mediave dhe Berishës të mos sulmojnë gjyqtarët: Po cenohet pavarësia e drejtësisë!

Shkruar nga Pamfleti

Dosja “Partizani”, KLGJ thirrje mediave dhe Berishës të

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar ashpër ndaj sulmeve që po bëhen ndaj gjyqtareve që kanë pasur në dorë dosjen e Berishës dhe dhëndrit të tij. Vetë Berisha ka sulmuar fort Irena Gjokën, e cila arrestoi Malltezin dhe atë vetë e la në “detyrim paraqitje”.

Ndërkohë në media kanë dalë fakte për gjyqtaren Iliriana Olldashi, e cila liroi Malltezin dje nga burgu. Ajo rezulton se ka blerë apartament te ish-kompleksi “Partizani”, aty ku ngriti kulla Malltezi. Pra kemi konflikt interesi. Por KLGJ ka reaguar duke kërkuar nga mediat që të mos sulmojnë gjyqtarët.

Reagimi KLGJ:

Këshilli i Lartë Gjyqësor, si organ i ngarkuar nga Kushtetuta për të garantuar pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe mbarëvajtjen e pushtetit gjyqësor, ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit sa i përket deklaratave nga persona publik dhe disa shkrimeve të publikuara në media, të cilat në përmbajtjen e tyre cënojnë rëndë figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve pranë gjykatave të posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Këshilli vëren me keqardhje se këto publikime reflektojnë vetëm disa shembuj të sulmeve mediatike, të pajustifikuara ndaj gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, si dhe përbëjnë sulm ndaj gjyqtarëve për shkak të detyrës, duke synuar intimidimin, kërcënimin dhe ndikimin e paligjshëm të tyre nëpërmjet përndjekjes mediatike.

Njëkohësisht, Këshilli i Lartë Gjyqësor vlerëson se këto qëndrime jo vetëm që ndikojnë negativisht në besimin e publikut ndaj pushtetit gjyqësor por edhe krijojnë imazhin e gabuar mbi veprimtarinë e gjyqtarëve gjatë ushtrimit të detyrës me synimin për t’i detyruar ata të japin vendime në kundërshtim me parimet e pavarësisë dhe paanësisë.

Këshilli i Lartë Gjyqësor fton të gjithë aktorët të respektojnë gjyqtarët dhe impenjimin e tyre në forcimin e shtetit të së drejtës, pasi dhënia e drejtësisë duhet të jetë e çliruar nga çdo lloj ndikimi apo ndërhyrjeje nga subjektet publike apo private.

Në respektim të dispozitave ligjore në fuqi, sjellim në vëmendje se mjeti ligjor për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është ankimi në një gjykatë më të lartë.

berisha klgj reagim