Seanca për Fredi Belerin është shtyrë sërish për shkak se nuk u paraqit dëshmitari i kërkuar nga prokuroria, i cili është vëllai i dëshmitarit bashkëpunëtor Arsen Rama.
Dëshmitari i SPAK që mungon për herë te dytë quhet Abdyl Rama.
Rama sipas prokurorisë ndodhet jashtë vendit ndërkohë që policia pretendon se është brenda vendit. GJKKO ka kërkuar që policia të gjejë Avdyl Ramën dhe ta sjellë me forcë në seancë nëse nuk pranon të vijë vullnetarisht.
Në seancë pati një tension mes prokurores Dorina Bejko dhe mbrojtjes.
Prokurorja tha: Dëshmitari gjendet në Shqipëri, ka hyrë më 23 tetor.
Dhe mbrojtja replikoi duke thënë: Nga e di ti, këtë i informacion policia t’ia japë gjykatës dhe jo prokurores.
Në seancën e sotme ishte e pranishme edhe ambasadorja greke në Shqipëri. Sakaq, seanca e radhës është caktuar në 5 dhjetor ora 15:00.
Lini një Përgjigje