TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Maj 2025, 22:08

Familja e Artan Lames jep detaje për ceremoninë mortore, homazhet dhe varrimi do të bëhen të martën

Shkruar nga Pamfleti

Familja e Artan Lames jep detaje për ceremoninë mortore, homazhet dhe

Ish-kreu i Kadastrës Artan Lame u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare. Ai ndërroi jetë në Mynih të Gjermanisë pas një ndërhyrje të vështirë në zemër. Trupi i tij është sjellë sot në vendin tonë, ku dhe do të varroset.

Familjarët dhe miqtë kanë dhënë detaje nga ceremonia mortore. Sipas tyre, pritjet në nder të Artan Lames do të bëhen ditën e hënë, më 26 maj pranë agjencisë funerale “Alba 2000” në Tiranë.

Ndërsa të martën, më 27 maj do të zhvillohen homazhet në nderim të Artan Lames pranë Akademisë së Shkencave në Tiranë. Në orën 12:00 trupi i tij do të përcillet për në banesën e fundit, në varrezat e Sharrës.

“Të dashur familjarë e miq,

Erdhi momenti i ndarjes përfundimtare me njeriun tonë të dashur, ARTAN LAME.

Pritjet për nder të tij do të mbahen ditën e hënë, më 26 maj, nga ora 10:00 deri në 20:00, pranë agjencisë funerale “Alba 2000”, Rruga e Durrësit (ish-ambasada jugosllave).

Të martën, më 27 maj, do të zhvillohen homazhet në nderim të Tanit pranë Akademisë së Shkencave, salla “Libri Enciklopedik”, duke filluar nga ora 10:00.

Në orën 12.00 do ta përcjellim ne banesën e fundit, në varrezat e Sharrës, Tiranë.

Pas ceremonisë, pritjet do të vazhdojnë ditën e mërkurë dhe e enjte, nga ora 09:30 deri në 13:00 dhe nga ora 17:00 deri në 20:30. Pranë agjencisë funerale “Alba 2000”, Rruga e Durrësit (ish-ambasada jugosllave).

Me respekt Familja”, njoftuan familjarët e Artan Lames.

Lini një Përgjigje