Avokati i familjarëve të viktimave të tragjedisë së Gërdecit kërkoi që të paraqiten 12 dëshmitar mes tyre edhe ish kreu i bashkisë së Vorës Fiqiri Ismaili.
Dhe avokati ishte në të njëjtën linjë me SPAK për personalitetet e huaja që ka kërkuar Fatmir Mediu të cilët sipas tij do zvarrisnin procesin. Gjykata pritet te shprehet ne seancën e radhës për listën e dëshmitarëve.
Sot u mbajt seanca e radhës për të shqyrtuar kërkesat e Mediut dhe të SPAK mbi dëshmitarët që do të thirren në proces. Por seanca u shty për në 3 tetor pasi avokati i familjarëve të viktimave Dorjan Matlia kërkoi disa ditë kohë për t’u njohur me materialet dhe listën e dëshmitarëve të dorëzuar nga mbrojtja. Avokatët mbrojtës iu përmbajtën listës me 90 dëshmitarë mes tyre edhe personalitete të huaja ushtarake dhe politike.
Prokurori Arben Kraja u shpreh kundër këtyre emrave pasi sipas tij Mediu akuzohet për një fakt penal konkret dhe jo për procesin e demontimit. Avokati i viktimave kërkoi si dëshmitar të paraqitet edhe ish kreu i bashkisë së Vorës Fiqiri Ismaili. Dhe avokati ishte në të njëjtën linjë me SPAK për personalitetet e huaja të cilët sipas tij do zvarrisnin procesin. Gjykata pritet te shprehet ne seancën e radhës për listën e dëshmitarëve.
Mediu kërkuar të dëshmojë emra si Aldo Bumçi, Mimi Kodheli, Pandeli Majko, etj. Ndërsa SPAK ka kërkuar që të dëshmojë djali i Berishës, Shkëlzen Berisha, si dhe disa ushtarakë të asaj kohe që kanë dijeni mbi shpërthimin. Një ndër emrat është Luan Hoxha. Mjafton që të dëshmojë ky i fundit dhe fundosen mediu, Shkëlzeni dhe gjithë të tjerët. Më 3 tetor gjyqtarja do të vendosë se cilët dëshmitarë do të pranojë.