Është zbardhur emrin e biznesmenit që gati sa nuk ra në grepin e Florian Gjergjit dhe bashkëpunëtorëve të tij duke i kërkuar të marrin 70 mijë euro.
Bëhet fjalë për biznesmenin Aleksandër Gavoçi pronar i firmës Vega 100% aksioner dhe 50% të aksioneve në firmën S.A.R ndërtim sh.p.k
Për herë të dytë është përdorur emrin e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj si personi që do i jepej shuma prej 70 mijë eurove që i është kërkuar këtij biznesmeni.
Në kuadër të operacionit ‘Fraund’ u arrestuan Xhonatan Xhaferri, 24 vjeç, Leonard Xhika, 39 vjeç, Mikel Panxhi, 30 vjeç, të tre banues në Elbasan, dhe Petro Ferzaj, 51 vjeç, banues në Vlorë.
Në kërkim janë shpallur Xhensil Qefa, 27 vjeç dhe Florian Gjergji 40-vjeç. Ky i fundit rezulton i përfshirë edhe më parë në këtë skemë mashtrimi.