
Ish-Kryeministri Fatos Nano, i cili u nda nga jeta pasditen e së premtes në moshën 73-vjeçare, do të përcillet sot për në banesën e fundit me një ceremoni funebre shtetërore.
Homazhet për liderin historik të socialistëve, që do të mbahen në Pallatin e Kongreseve, janë ndarë në dy fasha orare. Homazhet publike do të zhvillohen nga ora 08:30 deri në orën 11:00.
Pas homazheve publike, në orën 11:15 do të zhvillohen homazhet e personaliteteve shtetërore dhe të Trupit Diplomatik.
Sipas raportimeve pritet që në këtë ceremoni të ketë dy fjalime: një nga një pjesëtar i familjes dhe tjetri nga Kryeministri Edi Rama.
Ndërkohë, opozita do të përfaqësohet në ceremoninë shtetërore nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka.
Ceremonia funebre e lamtumirës do të nisë në orën 12:00, në prani të autoriteteve të larta shtetërore dhe përfaqësuesve diplomatikë.
Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, kortezhi funebër do të përcjellë trupin e të ndjerit në banesën e fundit, në një ceremoni private familjare.
Dita e sotme është shpallur ditë zie kombëtare me vendim qeverie, ndërsa
Programi i ceremonisë:
08:30 – Fillimi i homazheve publike;
11:00 – Përfundimi i homazheve publike
11:15 – Homazhet e personaliteteve shtetërore dhe të Trupit Diplomatik;
12:00 – Ceremonia funebre e Lamtumirës, në prani të autoriteteve të larta shtetërore dhe përfaqësuesve të Trupit Diplomatik.
Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, kortezhi funebër do të përcjellë trupin e të ndjerit për në banesën e fundit, në një ceremoni private familjare.
Sinjali televiziv i të gjithë ceremonisë do të mundësohet nga regjia qendrore dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në platformat zyrtare në Facebook dhe YouTube.
Fotografët do të kenë pozicionin e tyre të dedikuara në një kënd të posaçëm të Hollit të Pallatit të Kongreseve.
Lini një Përgjigje