Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka dhënë një panoramë tronditëse të situatës politike dhe kriminale në vend, pas zgjedhjeve të 11 Majit.
Sipas tij, fitorja e Edi Ramës ka dalë jashtë kontrollit që krahasohet me përmasat e kanabizimit të vendit në vitin 2016.
“U ka dalë nga kontrolli, mor burrë! Si hashashi i 2016-ës… Mendojnë se e kontrollojnë. Po ku kontrollohet ajo? Edhe me votat kështu ndodhi. U habitën kur iu numëruan në fund, si ka mundësi që shkoi kaq?”, – tha Hoxha.
Sipas tij, Rama e ka nisur projektin elektoral me një dysheme prej 74-78 mandatesh, por ka përfshirë në skemë zona kyçe si Elbasani, Fieri, Durrësi dhe Dibra, duke mobilizuar “çunat” e terrenit për të siguruar fitoren.
“Kur bëri atë memorandumin e Kuçit, ai tha 78-88 dhe tha: diku në mes do të jemi. Aty ku ishin mbledh çunat. Elbasani, Fieri, Durrësi dhe futi edhe Dibrën… Qeshim se nuk qajmë dot. Edhe ata vetë nuk qeshin dot." tha ai i ftuar nënë Syri TV.
Gjatë bisedës, gazetari komentoi edhe përfshirjen e krimit të organizuar në zgjedhje, si dhe ndikimin e bandave pas operacionit të antimafias italiane “Ura” në zonën e Durrësit.
Ai përmendi konkretisht grupin e Shkozetit, që sipas tij ishte për vite nën hije, por u rikthye fuqishëm në skenë përmes zgjedhjeve dhe bashkëpunimeve politike.
“U kristalizuan si grupi i Shkozetit. Nofka nuk shkon menjëherë… Ajo lind në lagje, me emrin e nënës, të dajos. Në këtë rast nisi si grupi i Shkozetit, pastaj filloi identifikimi”, – shpjegoi Hoxha.
Sipas tij, sot bandat nuk janë më thjesht struktura të dhunshme, por investitorë, ndërtues dhe faktorë politikë që përcaktojnë fatin e zgjedhjeve. Madje disa prej tyre kanë bërë fushatë nga burgu, për të mbështetur politikanët që i kanë futur pas hekurave.
Lini një Përgjigje