Aktualitet22 Qershor 2024, 21:34

Flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës mbi arkivol, i jepet lamtumira At Antonio Belushit

Shkruar nga Pamfleti

Flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës mbi arkivol, i jepet lamtumira

I është dhënë sot lamtumira At Antonio Belushit, priftit arbëresh i cili gjithë jetën e tij ishte angazhuar për kauzën shqiptare.

Belushi ishte quajtur edhe “Ati shpirtëror i arbëreshëve të Italisë” dhe kishte qenë pritës i pothuaj të gjithë shqiptarëve që i vizitonin arbëreshët në Itali.

Në arkivolin e Belushit u vendosën sipër flamuri i Shqipërisë dhe ai i Kosovës.

Belushi a shërbyer si prift famullitar arbëresh dhe ka themeluar revistat “Vatra Jonë, “Lidhja”, shoqatën kulturore dhe shtëpinë botuese “G. Kastrioti”, Bibliotekën Ndërkombëtare “Bellusci”.

Antonio Belushi ka botuar studime në periodikët “Shejzat”, “Zgjimi”, “Katundi Ynë”, “Studime Filologjike”, “Përparimi”.

Flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës mbi arkivol, i jepet lamtumira