TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Maj 2023, 13:58

Fredi Beleri "lumë" kërkesash për lirinë, Apeli i GJKKO cakton seancën më 1 qershor 

Shkruar nga Pamfleti
Fredi Beleri "lumë" kërkesash për lirinë, Apeli i
Fredi Beleri

Fredi Beleri ka kërkuar të dalë nga burgu. Më 1 qershor, në Apelin e GJKKO mbahet seanca për ankimimin e vendimit të masës së sigurisë ‘arrest me burg’.

Fredi Beleri, i cili fitoi bashkinë e Himarës në zgjedhjet  e 14 majit, ndodhet në burg që prej datës 12 maj pasi akuzohet se ishte duke blerë vota.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës Fredi Beleri u arrestua më 12 maj në lokalin e tij, teksa ofronte para për të vlerë 8 vota në shifrën e 40 mijë lekëve. Arrestimi erdhi pas denoncimit në prokurori nga një person, i cili kishte treguar se i ishin ofruar para në këmbim të votave.

Po ashtu, Beleri sipas organit të akuzës, u premtonte se do t’i përfshinte në skema për përfitimin e shtetësisë greke dhe të pensionit nga shteti grek. Ndërsa përmes bashkëpunëtorëve të tij dyshohet se paguante shuma nga 50 deri në 200 euro për një votë në favor të tij. Pavarësisht hetimeve të nisur ndaj tij, Fredi Beleri mori Bashkinë e Himarës me 19 vota më tepër, përballë kandidatit socialist Jorgo Goro.

fredi beleri

Lini një Përgjigje