Braho largohet nga komisioni për hetuesit financiarë, SPAK tenton të justifikojë konfliktin e interesit...
“Pamfleti” ja ka dalë të nxjerrë zbuluar Klodian Brahon, Altin Dumanin, Zeqir Hodën dhe çetën e tyre, të cilët kishin krijuar një skenar të pastër konflikti interesi për të kapur SPAK.
Manovra e parë ishte në KPA. Çështja ka në qendër prokurorin Ylli Pjetërnikaj, i cili ishte konfirmuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por vendimi ishte ankimuar nga Komisioneri Publik Florian Ballhysa, i cili kërkoi shkarkimin për mosjustifikim të pasurisë.
Në seancën e parë, vetë Altin Dumani përfaqësoi SPAK-un dhe kërkoi shkarkimin e Pjetërnikajt, duke i qendruar pretendimeve të Komisionerit Publik.
Por në seancën e dytë, kur pritej që qendrimi i SPAK të përsëritej, situata ndryshoi rrënjësisht. Dumani nuk u paraqit vetë, por dërgoi Klodian Brahon, kandidatin që ai mbështet për drejtimin e ri të SPAK-ut, për të përfaqësuar institucionin në KPA. Ky i fundit kërkoi lënien në detyrë të prokurorit.
Ky ishte nderi i parë që i bëhej anëtarit të KLP Zeqir Hoda, në këmbim të votës së tij për Klodian Brahon. Pjetërnikaj është mik i ngushtë i Hodës. Ndërkohë Braho kandidon për kreun e SPAK dhe po punon fort për vota, duke bërë madje dhe afera. Po ashtu ai është i preferuari i Dumanit.
Nderi i dytë që ka kërkuar Zeqir Hoda për të dhënë votën e tij është që të punësohet i biri në SPAK. Ditmir Hoda ka kandiduar për hetues financiar në SPAK, një vakancë e shpallur muaj më parë. Komisioni që u mor me verifikimin e kandidatëve përbëhej nga: Sotir Kllapi, Dorina Bejko dhe Klodian Braho. Këta të tre arritën ta çojnë djalin e Zeqirit deri në fazën e tretë, e cila u konkretizua sot. Sot 10 emrat e mbetur ju nënshtruan testit me gojë dhe mes tyre është Ditmir Hoda.
Por Dumani është kujdesur të justifikojë konfliktin e interesit të publikuar nga “Pamfleti”. Pse e themi këtë?
Kjo është hera e parë që SPAK e bën kaq të bujshme përzgjedhjen e hetuesve financiarë. Ka pasur pafund gara dhe kanë kaluar pa rëndësi. Sot SPAK informoi të gjitha mediat mbi mbajtjen e intervistave dhe u kujdes të bënte me dije se Klodian Braho ishte tërhequr nga komisioni përzgjedhës. Madje sipas SPAK kjo ka ndodhur në datën 6 tetor, ditën kur Braho dorëzoi aplikimin për drejtues.
Por sado të tentojnë Dumani e Braho nuk e mbulojnën dot diellin me shoshë. Faktet janë sheshit se kemi të bëjmë me një aferë të pastër dhe konflikt interesi. Dumani po lufton fort të emërojë Brahon si pasardhës dhe po “blen” vota në KLP.
Zeqirit ju premtua konfirmimi në detyrë i mikut të ngushtë dhe punësimi i djalit. E para u përmbush, e dyta do të shohim. Nuk dihen rezultatet e intervistave. Por sinjalet janë se Dumani do t'i shkojë deri në fund skandalit, duke dëshmuar qartë se gara për kreun e SPAK është kthyer në pazar të gjësë së gjallë. /Pamfleti
Lini një Përgjigje