TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia23 Tetor 2025, 10:52

Hijet e SPAK-ut: Klodjan Braho, kandidati për drejtues i Prokurorisë së Posaçme, dy lidhje të provuara me botën e krimit

Shkruar nga Pamfleti
Hijet e SPAK-ut: Klodjan Braho, kandidati për drejtues i Prokurorisë
Klodian Braho /

Udhëtim në Greqi me një trafikant të dënuar dhe familjar i arrestuar për drogë në Itali, por i mbrojtur nga Altin Dumani...

SPAK në Komisionin e Ligjeve: propagandë kundër krimit me prokurorë të lidhur me krimin

Në Komisionin e Ligjeve, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, u shfaq përkrah prokurorit Klodjan Braho, për të treguar “arritjet” në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Në të vërtetë, kjo ishte një shfaqje hipokrizie. Sepse një nga zyrtarët që ka lidhje të drejtpërdrejta me botën e krimit, të provuara në dy raste me dokumente, është pikërisht Klodjan Braho, prokurori që kërkon të bëhet drejtues i SPAK-ut.

Prova e pare: udhëtimi me trafikantin e dënuar

Sipas dokumenteve të siguruara nga sistemi TIMS, më 24 shkurt 2012, prokurori Klodjan Braho ka udhëtuar drejt Athinës me trafikantin e dënuar Bledar Gavelli (alias Ervis Gavelli), që kishte kryer 3 vite burg në Torino për trafik ndërkombëtar droge.
Të dy kanë kaluar kufirin në Kakavijë me makinën “AA 777 AT”, me drejtues vetë Brahon, kanë fjetur në hotelin “Blazer Suites” dhe janë kthyer më 26 shkurt 2012, këtë herë me drejtues të makinës trafikantin Gavelli.

Hijet e SPAK-ut: Klodjan Braho, kandidati për drejtues i Prokurorisë

Në udhëtim ishin edhe kancelari i Gjykatës së Beratit, i ndjeri Sokol Myftari, dhe një përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme.

Ky udhëtim nuk është deklaruar nga Braho në asnjë formular të dekriminalizimit, as gjatë vettingut dhe as tani që kandidon për drejtues të SPAK.

Në gusht 2020, si prokuror i posaçëm, Braho ndikoi që të mos hetohej dosja që Operacioni Forca e Ligjit kishte dërguar në SPAK, duke hequr nga lista e hetimit pasuror pikërisht Ervis Gavellin dhe vëllain e tij Leonat Gavelli, të dy me dënime për trafik droge në Itali.

Hijet e SPAK-ut: Klodjan Braho, kandidati për drejtues i Prokurorisë

Prova e dytë: kunati i arrestuar për trafik droge në Itali

Lidhja tjetër komprometuese është familjare. Vëllai i bashkëshortes së Klodjan Brahos, shtetasi E.V., është arrestuar më 26 maj 2011 në Itali për trafik droge.
Mediat italiane e kanë raportuar atë ditë arrestimin me titullin “Eroina e coca në Ravenna”, ndërsa emri i tij del qartë në raportet zyrtare.

Hijet e SPAK-ut: Klodjan Braho, kandidati për drejtues i Prokurorisë

Por as këtë fakt Braho nuk e ka deklaruar në formularët e dekriminalizimit:
– as në vitin 2016 kur ishte prokuror në Gjykatën e Krimeve të Rënda;
– as gjatë vettingut në korrik 2019;
– as në nëntor 2019, kur u emërua në SPAK.

Fakti u denoncua në Komisionin e Vettingut nga një qytetar, por trupa gjykuese (Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Roland Ilia) e shpërfilli provën, duke e kaluar Brahon në sistem si “të pastër”.

Kallëzimi penal i bllokuar nga Altin Dumani

Që nga nëntori 2023, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, ka në dorë një kallëzim penal për prokurorin Klodjan Braho – për fshehje të lidhjeve me krimin dhe mosdeklarim të familjarëve të arrestuar për trafik droge.
Por kallëzimi është bllokuar, me justifikimin standard “çështja është në hetim paraprak”.
Sipas burimeve të brendshme të BKH-së, asnjë hetim nuk ka nisur realisht.

Altin Dumani ka zgjedhur të mbrojë mikun dhe vartësin e tij, ndërkohë që Braho kërkon të ngjitet në postin më të lartë të SPAK-ut. Një prokuror që udhëton me trafikantë të dënuar dhe ka lidhje familjare me persona të arrestuar për drogë, sot kërkon të drejtojë institucionin që duhet t’i godasë ata.

Vettingu që u kthye në farsë

Në të dy rastet, udhëtimi me trafikantin dhe fshehja e arrestimit të kunatit, Braho ka shkelur ligjin për deklarimin e pastërtisë së figurës.
Megjithatë, vettingu e kaloi si “të pastër”, dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë e mbajti në sistem pa asnjë verifikim të ri.
Në vend që të ndëshkohej, ai sot përgatitet të marrë drejtimin e vetë institucionit që duhet ta hetonte.

SPAK-u po rrethohet nga hijet e veta

Ky rast është provë e dështimit moral dhe ligjor të sistemit që duhej të luftonte korrupsionin.
Një prokuror me lidhje me trafikantë e me familjarë të dënuar për drogë kandidon për drejtues i SPAK-ut, ndërsa kallëzimi penal ndaj tij fshihet në sirtarët e Altin Dumanit.

Nëse një sistem drejtësie nuk arrin të pastrojë vetveten, ai nuk mund të pastrojë as krimin.
SPAK dhe KLP ndodhen përballë një prove historike:
ose do t’i japin fund “reformës me militantë”, ose do ta pranojnë publikisht se drejtësia e re është thjesht një version më i sofistikuar i asaj së vjetrës./Pamfleti

klodian braho spak bota e krimit

1 Komente

  1. l
    latifi

    Po ne kemi nje Kryeminister qe jep leksione ne EU dhe nuk eshte ne gjendje te kontrolloje administraten e tij qe e ka mbushur me inkompetente dhe te korruptuar.

    Lini një Përgjigje