TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Dhjetor 2025, 12:00

Gara për kreun e SPAK/ Anëtarja e KLP provokon studenten: Nëse të jap votën, do bënit favore për mua?

Shkruar nga Pamfleti
Gara për kreun e SPAK/ Anëtarja e KLP provokon studenten: Nëse
Doloreza Musabelliu dhe Arta Mandro

Kandidatja e vetme grua për kreun e ri të SPAK-ut, Doloreza Musabelliu, prezantoi sot, më 11 dhjetor, platformën e saj gjatë mbledhjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Ajo theksoi se angazhimi i saj profesional synon jo vetëm hetimin e çështjeve penale, por edhe përmirësimin e standardeve ligjore, rritjen e transparencës dhe cilësisë së hetimeve.

Musabelliu në fund të prezantimit u pyet nga anëtarët e KLP nëse do u bëhej favore pesonale nëse ata do t'ia kërkonin në këmbimt të votës.

Kjo pyetje iu bë Musabelliut nga ish pedagogia e saj.

Arta Mandro, e cila ‘provokoi’ edhe Adnan Xholin për mënyrën se si do sillej ai nëse në zyrë do i shkonte dikush me një pozitë të lartë që do i kërkonte zgjidhje për çështjen e tij, i drejtoi edhe ish studentes së saj të njëjtën pyetje, sot në garë për kreun e SPAK.

Përgjigja e Musabelliut duke pyetur se “favorin do ta kërkoni apo jo kundrejt shpërblimit”, fillimisht shkaktoi të qeshura, por më pas ajo sqaroi se e bëri këtë pyetje për të përcaktuar nëse ka apo jo vepër penale.

“Unë do ta pres një person që e njoh, por kur kërkon një favor të caktuar, këtu kërkohet një ndarje, që nga sot e tutje ne nuk do jemi më kolegë. Nëse ka edhe elementë të tjerë, do të ndjek edhe rregullat ligjore për ta ndjekur më tej”, sqaroi Musabelliu.

Biseda në KLP:

Arta Mandro: Nëse unë do të vija tek ju dhe do kërkoja favore që lidhen me mua, për çështje që unë jam e implikuar dhe kam status të veçantë si do më trajtonit mua?

Doloreza Musabelliu: Favorin do te kërkonit kundrejt shpërblimit apo jo? Sepse ka rëndësi për kualifikimin, ka vepër apo jo

Arta Mandro: Vlerësojeni vet

Doloreza Musabelliu: Unë do ta pres një person që e njoh, por kur kërkon një favor të caktuar, këtu kërkohet një ndarje, që nga sot e tutje ne nuk do jemi më kolegë. Nëse ka edhe elementë të tjerë, do të ndjek edhe rregullat ligjore për ta ndjekur më tej”, sqaroi Musabelliu.

Kandidatja e vetme grua për kreun e ri të SPAK-ut, Doloreza Musabelliu, prezantoi sot, më 11 dhjetor, platformën e saj gjatë mbledhjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Ajo theksoi se angazhimi i saj profesional synon jo vetëm hetimin e çështjeve penale, por edhe përmirësimin e standardeve ligjore, rritjen e transparencës dhe cilësisë së hetimeve.

Musabelliu vuri theksin tek ndërtimi i një marrëdhënieje transparente me mediat, duke respektuar sekretin hetimor dhe integritetin e institucioneve.

Fryma në ekip, ishte pika kyçe në punën që synon të kryejë si drejtuese e SPAK-ut.

“Nëse më besohet detyra, do të siguroj një drejtim efektiv, motivues dhe transparent për çdo anëtar.Vlerësimi i drejtë i performancës, mbështetja dhe garantimi i pavarësisë në vendimmarrje do të jenë elemente kryesore.
Jam e vetëdijshme për rëndësinë që ka drejtimi i SPAK, por mbetet thelbësore fryma e ekipit. Vlerësoj shumë punën e palodhur të gjithë prokurorëve, hetuesve, oficerëve të policisë gjyqësore dhe partnerëve ndërkombëtarë. Në thelb të vizionit tim qëndron fryma e ekipit, sepse një individ, sado profesional të jetë, nuk mund të arrijë rezultatet vetë.”, tha Musabelliu.

doloreza musabelliu spak

Lini një Përgjigje