Ky është flashi informativ i orës 12:00, me zhvillimet kryesore brenda dhe jashtë vendit. Përzgjedhim ngjarjet më të rëndësishme të ditës në pak minuta, që publiku të ketë panoramën e qartë të politikës, drejtësisë dhe kronikës ndërkombëtare.

KLP voton sot për kreun e ri të SPAK. Kuvendi zhvillon seancë me 21 pika dhe votim të diskutueshëm për Avokatin e Popullit. Berisha akuzon mazhorancën për manipulim të procedurës. Në drejtësi del rasti i pazakontë i prokurorit Mustafaj, i emëruar tetë herë në 16 muaj. Në Kosovë, një i akuzuar deklaron trajnim të 120 personave nga grupi i Radoiçiçit. Në BE, rrëfimi i një fëmije ukrainas trondit Parlamentin. Në Azi rritet bilanci i viktimave në konfliktin Tajlandë-Kamboxhia. Eurovision përjeton një tjetër tërheqje pas vendimit të Islandës.
Flashin informativ të orës 12:00 e ndiqni këtu:
Lini një Përgjigje