Aktualitet22 Maj 2024, 15:18

Greqia ndërhyrje në SPAK për çështjen Beleri? Dumani: Nuk ndikohemi nga asnjë shtet!

Shkruar nga Pamfleti

Greqia ndërhyrje në SPAK për çështjen Beleri? Dumani:

Në raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve, kreu i SPAK, Altin Dumani i ka deklaruar se institucioni që ai drejton nuk ndikohet nga askush.

I pyetur lidhur me çështjen e Fredi Belerit dhe presionin e ushtruar nga shteti grek, Dumani mohoi që të kishte ndërhyrje në punën e SPAK nga shtete të huaja.

Asnjë shtet i huaj nuk ndërhyn në punën tonë”, u përgjigj Dumani.

Kujtojmë se që nga burgosja e Fredi Belerit për blerje votash, Athina zyrtare ka ushtruar presion ndaj institucioneve dhe qeverisës shqiptare. Madje në disa raste, Athina ka kërkuar që qeveria shqiptare të ndërhyjë dhe të ndikojë tek sistemi i drejtësisë për të lënë Belerin që të betohet si kryebashkiak i Himarës. 

Ndërkohë përsa i takon pyetjes mbi gjyqtaren e GJKKO-së, Irena Gjoka, për ndalimin e saj për të hyrë në zonën Schengen vite më parë, ndërkohë që kjo gjë nuk është deklaruar në formular nga drejtuesja e GJKKO-së, Dumani tha se nuk ka asnjë informacion.

Dumani tha se është një tjetër strukturë e cila bën verifikimet, përfshi edhe rastin konkret.

dumani