Tetë muaj pasi iu sekuestrua telefoni dhe u mor i pandehur për korrupsion e lidhje me bandat, Luan Tabaku shpall fituese pa garë kompaninë e Ardit Krajës, biznesmen i hetuar për pastrim parash…
Luan Tabaku, drejtori i pandehur i Ujësjellës-Kanalizimeve të Qarkut Elbasan, vijon detyrën dhe shpërndan tenderë si të ishte jashtë çdo hetimi. SPAK i ka bastisur banesën, i ka sekuestruar pajisjet e zyrës dhe e ka marrë të pandehur për korrupsion dhe lidhje me bandat kriminale të Elbasanit, por ai vazhdon të firmosë kontrata me kompani të kontingjentit kriminal. Tenderi i fundit, 395 milionë lekë, i është dhënë pa garë kompanisë “A.K.M ALBANIAN INVESTMENT GROUP” të Ardit Krajës, i cili është arrestuar në Kosovë për bixhoz të paligjshëm, skema piramidale, evazion dhe pastrim parash. Kraja ka 10 kompani në Shqipëri, me të cilat ka marrë tenderë, leje ndërtimi dhe troje publike. Lidhja Tabaku-Kraja shton dyshimet për përfshirjen e strukturave kriminale në fondet publike të Elbasanit, ndërsa drejtësia hesht dhe kontratat vijojnë.
Drejtori i pandehur i Ujësjellës-Kanalizimeve të Qarkut Elbasan, Luan Tabaku, vazhdon të mbajë detyrën megjithëse prej tetë muajsh SPAK i ka sekuestruar telefonin, pajisjet e zyrës, i ka bastisur banesën dhe e ka marrë të pandehur me prova për korrupsion dhe lidhje me bandat kriminale të Elbasanit.
Edhe në gjendjen e të pandehurit, Luan Tabaku vazhdon aferat me fondet publike dhe ruan lidhjet me eksponentë të krimit. Kompanitë e tyre jo vetëm që i pranon në procedurat e tenderimit, por i shpall fituese pa garë dhe me kontrata që arrijnë 95 deri në 99 për qind të fondit limit.
Tenderin e radhës, Tabaku ia ka dhënë pa garë kompanisë “A.K.M ALBANIAN INVESTMENT GROUP Sh.p.k” të Ardit Krajës nga Shkodra, për blerje elektropompash për Ujësjellësin Rajonal të Elbasanit, me vlerë 395 milionë lekë, ose 98 për qind të fondit limit.

Ardit Kraja është kontingjent hetimi për evazion fiskal dhe pastrim parash, me aktivitete të lidhura me bixhozin e paligjshëm, ndërtimin, materialet e ndërtimit, makineritë, pajisjet industriale, produktet farmaceutike, shtypshkrimet, fermat agro-ushqimore, pemëtoret dhe shërbimet e projektimit. Ai është arrestuar në Kosovë më 24 mars 2024 me dy urdhra të Prokurorisë dhe Gjykatave të Prizrenit dhe Mitrovicës, për krijim grupi të strukturuar financiar dhe skema piramidale.
Ky tender tregon se pas kryebashkiakut të Elbasanit, Gledian Llatja, biznesmeni i prangosur për aktivitete kriminale, ka krijuar lidhje edhe me drejtorin e pandehur të Ujësjellësit, Luan Tabaku.
Ardit Kraja, bashkëshorti i moderatores Ilda Bejleri, ka 10 kompani në Shqipëri: “Fair Play Bast”, “S.A.R Ndërtim”, “A.K.M ALBANIAN INVESTMENT GROUP”, “Tirana Capital Invest”, “Trade–Invest”, “Future Enterprises and Investments”, “Abi 2023”, “Eurofarma TQ Tolica”, “AAA Publishing” dhe “Kuotaide”. Me to ka marrë leje ndërtimi, troje dhe miliona euro tenderë nga shteti.
Tani, drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve të Qarkut Elbasan, Luan Tabaku, ka krijuar lidhje të drejtpërdrejta me të dhe ka nisur t’i japë tenderë me vlera të mëdha pa garë./Pamfleti
eeeee frate ca bon , e con lekun ne veri se ne elbason tbojn hesapet sa more qysh i more
Ore do punoje ndonje firme ne Shqiperi. E bete balte duke nxire cdo firme e pune shteti. Mos prisni ti bejne Bangladeshasit punet tona.