Aktualitet 2 Mars 2023, 22:40

"Hanë darka nga 10 mijë dollarë dhe tallen me viktimat"/ Sejamini: Përdoret 21 Janari për të dalë nga sikleti "McGonigal"

Shkruar nga Pamfleti

"Hanë darka nga 10 mijë dollarë dhe tallen me

Neritan Sejamini e ka quajtur "të pandjeshme" përdorimin e çështjes së 21 janarit, sa herë mazhoranca ka probleme, duke iu referuar kështu audio përgjimit të publikuar në media, i cili riciklohet sa herë duhet shmangur vëmendja nga skandalet e qeverisë.

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Sejamini e quajti një skenar të shëmtuar, që zvarrit 21 janarin dhe tallet me protestuesit që humbën jetën në bulevard.

"Është tragjike që ajo çështje (21 janari) nuk është zgjidhur. Është e dhimbshme. Nuk di çfarë të them, kanë kaluar 12 vjet. Por është aq tragjike dhe e pandjshme, që ta përdorësh atë çështje, për të shpëtuar nga sikletet politike. Është e kundërta e sensit të drejtësisë, për ta mbajtur çështjen të hapur dhe për ta përdorur. Rama ka thënë se, "shpirtrat tanë nuk do të gjëjnë paqe derisa të ketë drejtësi për 21 janarin". Shpirtrat e tyre po hanë darka nga dhjetë mijë dollarë...

Kjo është me skenar. Ulen dhe bëjnë plane si do të përdorin gjakun e katër njerëzve, për të dalë nga sikleti i McGonigalit.

Kjo duhet të ndalojë. Nëse ajo çështje nuk ka përfunduar, duhet të përfundojë dhe duhet të dënohen të gjithë ata.

Janë shumë të pushtetshëm, të pasur, kanë garantuar jetën e disa brezave, por të mos tallen me njerëz që kanë humbur jetën në bulevard", tha ai.

sejamini rama 21 janari