TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Dhjetor 2023, 10:59

Humbi të bijën në një aksident tragjik, ish-deputeti Vangjel Tavo ka një mesazh për të gjithë miqtë

Shkruar nga Pamfleti

Humbi të bijën në një aksident tragjik, ish-deputeti Vangjel

Ish-deputeti Vangjel Tavo ka reaguar në lidhje me tragjedinë familjare me të cilën u përball, ku vajza e tij humbi jetën në një aksident tragjik.

Përmes një statusi në “Facebook”, Tavo shprehu mirënjohje për miqtë dhe dashamirësit, të cilët i ofruan mbështetje për ditët e vështira:

Të nderuar të afërm, miq, e dashamirës!

Asgjë nuk e zhbën humbjen e madhe të familjes sonë, por mbështetja juaj tejet njerëzore dhe e pakufi ka qenë ngushëllim i rëndësishëm e domethënës për të gjithë ne.

Shprehim mirënjohjen e thellë për gjithsecilin prej jush për respektin që treguat, duke e vlerësuar tej mase që erdhët nga të gjitha qytetet e vendit, si edhe nga shumë shtete jashtë kufijve, për të na u gjendur pranë e duke na u bërë krah.

I shprehim mirënjohjen edhe të gjitha autoriteteve dhe instancave zyrtare, të cilat u angazhuan maksimalisht për të na asistuar në çdo nevojë.

Nuk urojmë kurrë që t’ua shpërblejmë mirënjohjen në të tilla rrethana, por vetëm në të mira e gëzime për ju dhe familjen tuaj!

Me përulje, mirënjohje dhe respekt të thellë për të gjithë ju.

Vangjel Tavo dhe Familja.

vangjel tavo miqte mesazh

Lini një Përgjigje