TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Korrik 2025, 07:15

I nxehti afrikan godet sërish Shqipërinë, mësoni si do të jenë temperaturat për sot

Shkruar nga Pamfleti

I nxehti afrikan godet sërish Shqipërinë, mësoni si do

Riaktivizimi i valëve të të nxehtit afrikan do të sjellë në vendin tonë sërish mot të kthjellët dhe shumë të nxehtë.

Situata problematike nga temperaturat e larta do të jenë në zonën midis Elbasanit deri poshtë në Berat ku termometri do të ngjitet serish në 40 gradë C.

Orët e vona të mbrëmjes do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare vetëm në zonat Verilindore dhe Juglindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten sërisht në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga nga 10°C vlera më e ulët e shënuar në Pukë deri në 39°C vlera maksimale e cila do të shënohet në Elbasan.

Era do te fryjë e lehtë në tokë dhe në det duke arritur shpejtesinë 38 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët.

 

Lini një Përgjigje