TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Korrik 2025, 20:58

Si arrijnë të hyjnë eskortat në burgje? Avokati shpjegon procedurën e ‘takimeve speciale’

Shkruar nga Pamfleti

Si arrijnë të hyjnë eskortat në burgje? Avokati shpjegon

Avokati Edmond Petraj ka komentuar lajmet e ditëve të fundit, ku është zbuluar se shumë vajza të showbizit futen në burgje për ‘takime speciale’ me njerëz të njohur të botës së krimit. Rasti më flagrant ishte ai i Laert Haxhiut me një vajzë nga Kosova.

Avokati Petraj ka treguar detajet ligjore se si një i burgosur mund të sigurojë takime speciale.

Ka personazhe që hyjnë në burgje dhe krijohen situata të tilla. Duhet që të ketë një dokument që është bashkëjetuesja, apo bashkëshortja pra këtë parashikon ligji, pastaj për të tjerat duhet parë nga Ministria e Drejtësisë që të krijohen lehtësira për partnerët që duan që të takojnë bashkëshortët e tyre.

Sendet që lejohen në burgje janë të përcaktuara dhe të afishuara çfarë lejohet dhe çfarë nuk lejohet. Që të hyj një celularë brenda pa asnjë lloj ndihme nuk bëhet. Sa i përket pjesës së orendive që ata i blejnë vet nëpërmjet sistemeve online, komunikimet elektronike brenda janë të ndaluara. Ka një telefon ku mund të telefonosh me numra të përzgjedhur, me familjarët dhe avokatin”, tha ai. 

Lini një Përgjigje