TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Shtator 2025, 07:06

Temperatura deri në 34 gradë, si parashikohet moti ditën e shtunë

Shkruar nga Pamfleti

Temperatura deri në 34 gradë, si parashikohet moti ditën e

Shqipëria do të ndikohet nga nga masa ajrore të qëndrueshme.

Shërbimi Meteorologik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare por kalimtare përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të arrijë shpejtësi deri 10m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Ndërkohë temperaturat në të paktën 4 Bashki do të arrijnë vlerat 34 gradë celcius, që është edhe vlera maksimale. Sipas SHMU, Tirana, Berati, Elbasani dhe Gjirokastra janë qytetet më të nxehta gjatë ditës së sotme.

Temperatura deri në 34 gradë, si parashikohet moti ditën e

Temperatura deri në 34 gradë, si parashikohet moti ditën e

Lini një Përgjigje