Vajza e Donald Trump dhe gruaja e Jared Kushner, një nga investitorët në ishullin e Sazanit ka ndarë në media sociale kërkimet që ajo po bën rreth Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Në një foto të postuar në llogarinë e saj në Instagram vajza e presidentit amerikan shfaqen 3 libra: ‘Albania: From Anarchy to Balkan Identity’ nga Miranda Vickers dhe James Pettifer, ‘The Albanians: A modern history’ po nga Miranda Vickers dhe ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’ nga Ismail Kadare.
Poshtë 3 librave Ivanka ka shkruar: ‘Kërkim!’.

Ju rikujtojmë se vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump, vizitoi Vlorën gjatë verës, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Jared Kushner dhe familja e tyre.
Ata kanë zgjedhur që në këtë udhëtim të drekojnë në një nga restorantet në qytetin bregdetar, tek i cili kanë postuar edhe një foto.
“Një perëndim dielli i artë dhe një mbrëmje e paharrueshme në… Ishte një nder i vërtetë të mirëprisja Ivanka Trump dhe bashkëshortin e saj Jared Kushner, së bashku me familjen e tyre të bukur, në brigjet e Vlorës.
Momente të tilla na frymëzojnë të ndjekim përsosmërinë çdo ditë përmes autenticitetit, elegancës dhe mikpritjes së përzemërt”, shkruan në një postim në rrjetet sociale Aldo Mehmeti, kuzhinieri i restorantit ku drekuan Jared Kushner dhe Ivanka Trump.
Me statusin e investitorit strategjik prej janarit, dhëndri i Trump, Jered Kushner, do të ndërtojë një resort me vlerë 1.4 miliardë dollarë, ku edhe shteti shqiptar do të jetë pjesë e investimit.
Ka qene nje kohe ne vitet 60 qe ne tere boten ishte nje thirrje masive, larg duart nga Vietnami. Sot ka ardhur koha qe populli Shqiptar te protestoje fuqishem, larg duart nga Shqiperia.