TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Tetor 2024, 10:08

Ish-deputeti Artur Roshi shkon në SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Ish-deputeti Artur Roshi shkon në SPAK
Artur Roshi në SPAK

Kreu i Partisë së Ballit Kombëtar, Artur Roshi, është thirrur këtë të hënë në Prokororinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së Roshit në SPAK.

Kujtojmë që Apeli GJKKO ka dënuar dy vite më parë ish-deputetin Artur Roshi me një gjobë totale prej 800 mijë lekësh, për shpifje dhe fyerje ndaj shtetasit Ardit Cikuli.

Konflikti mes Roshit dhe Cikulit nisi pasi ky i fundit e denoncoi se po tenton të përvetësojë një tokë shtet, ditën për diell e në sy të zyrtarëve të institucioneve.

Lini një Përgjigje