
Deklarata e Kryeprokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela, se institucioni që ai drejton nuk ka qenë pjesë e diskutimeve për hartimin e Kodit të ri Penal, shkaktoi shumë debate. Çela ishte madje shumë kritik mbi dokumentin.
Por në media ka dalë një dokument i nxjerrë nga qeveria, ku pretendohet të hidhen poshtë argumentet e tij.
Një shkresë e 2 shkurtit 2023, firmosur nga drejtori i Koordinimit Institucional në Prokurorinë e Përgjithshme, Kostaq Beluri, tregon se Prokuroria kishte dërguar një përfaqësues në grupin e punës për hartimin e Kodit Penal.
Në këtë përgjigje drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, me numër protokolli 635, datë 30 janar 2023, Prokuroria konfirmon emërimin e Kujtim Lulit, shef i Sektorit të Koordinimit, Studimeve dhe Integrimit, si përfaqësues në grupin e punës për përgatitjen e Kodit të ri Penal.
Por duke qenë se letra është e para dy viteve, shihet me rezerva pasi nuk e dimë se çfarë ka ndodhur në vitet më pas.

Lini një Përgjigje