
Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço, ka dhënë detaje se si funksionon shërbimi sekret shqiptar.
Në Now në Euronews Albania, ai bëri me dije se dikur ka disponuar edhe çertifikatën e sigurisë si pjesëmarrës në këto institucione. Karamuço tha se Shqipëria ka pasur rrjetet e saj informative në disa vende dhe konkretisht në Britaninë e Madhe.
Ai foli edhe për rrjetet informative brenda vendit, ku u ndal tek CIA, e cila sipas tij ka dhënë një kontribut të madh për Shqipërinë.
“Kemi të bëjmë me dy degë të fuqishme: dega kombëtare dhe ndërkombëtare, që janë zbulimi dhe kundërzbulimi. Janë të lidhura me ekstremizmin, me trafiqet, me drogën dhe ato që lidhen me parandalimin e akteve të dezinformimit, por kanë edhe interesat e tyre ekonomike. Në nivelin ndërkombëtar ne jemi aktivë, kemi një rrjet shumë aktiv në Britaninë e Madhe, kjo ka qenë për krimin e organizuar dhe kishim një task-forcë aty.
Jemi aktiv në disa shtete. Nuk mund ta them se ku, jemi për çështje konkrete ku kërkohet ndihma jonë për shkak të prezencës së grupeve shqiptare. Na është kërkuar ndihmë dhe keni vajtur. Nuk është e shprehur dhe evidente”, tha ai.
Lini një Përgjigje