TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Tetor 2025, 11:44

Ishte e pranishme në Apel në momentin e ekzekutimit të gjyqtarit Kalaja, avokatja rrëfen momentet e tmerrit

Shkruar nga Pamfleti

Ishte e pranishme në Apel në momentin e ekzekutimit të gjyqtarit

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja, u ekzekutua një ditë më parë në sallën e gjyqit, sapo përfundoi shpalljen e një vendimi lidhur me një konflikt pronësie.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik, ndërsa Gjykata e Apelit ka ndërprerë ccdo aktivitet për 3 ditë. Gjithashtu Gjykatat e Rretheve Gjyqësore kanë pezulluar punën gjatë ditës së sotme.

Vrasja e gjyqtarit në sallën e gjyqit jo vetëm është rasti i parë në Shqipëri, por ngjarje të tilla nuk kanë ndodhur në asnjë vend të Europës, madje edhe më gjerë.

Por si është përjetuar kjo ngjarje e rëndë nga trupat e avokatëve?

Brunilda Lika është shprehur e tronditur për ngjarjen.

Ishte e pranishme në Apel në momentin e ekzekutimit të gjyqtarit
Avokatja Brunilda Lika

Ajo tha për mediat se ngjarja e djeshme është këmbanë alarmi për sigurinë në sistemin e drejtësisë. Ajo pohoi se kur ndodhi ngjarja ishte brenda gjykatës.

“Isha e pranishme në Gjykatën e Apelit. Të humbasë një gjyqtar jetën teksa jep një vendim për Republikën e Shqipërisë, është akt i paprecedentë.

Pashë trembjen që ndodhi në ambiente te gjykatës. U grumbulluan në një hapësirë ku ne avokatët mblidhemi.

Nuk pashë asgjë pasi gjendja ishte tronditëse. Kur u bë kjo gjë, na kap paniku. Është akt i paprecedentë, vrasja e një gjyqtari brenda sallës së gjyqit. Nuk pash asgjë, pasi nuk isha e pranishme në ambientin e sallës.”, tha avokatja.

Lini një Përgjigje