TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Tetor 2025, 11:18

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Ambasada britanike: Të merren masa urgjente për të garantuar sigurinë e magjistratëve

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Ambasada britanike: Të merren masa

Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u ekzekutua në sallën e gjyqit, sapo përfundoi shpalljen e një vendimi në emër të Republikës.

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada ka dënuar ashpër aktin e rëndë, ndërsa ka bërë thirrje për masa më të forta në mbrojtje të sigurisë së gjyqtarëve.

Ambasada britanike ka shprehur ngushëllimet për familjarët dhe kolegët e gjyqtarit të ndjerë.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga vdekja tragjike e gjyqtarit Astrit Kalaja. Ngushëllimet tona shkojnë për familjen, miqtë dhe kolegët e tij.

Dënojmë fuqishëm aktin e dhunës dhe bëjmë thirrje për masa urgjente për të garantuar sigurinë e gjyqtarëve dhe integritetin e gjykatave”, thuhet në postim.

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Ambasada britanike: Të merren masa

1 Komente

  1. T
    Toni Besniku

    Thank Yor Highness British Ambassy for so wise respected advice. I know, the country of Edith Durham will never live down Illyrian land.

    Lini një Përgjigje