TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Tetor 2025, 11:22

Ekzekutimi i gjyqtarit Kalaja; KLGJ dhe Gjykata e Apelit, Vlorës dhe Dibrës pezullojnë seancat deri më 10 tetor

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi i gjyqtarit Kalaja; KLGJ dhe Gjykata e Apelit, Vlorës dhe

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm dhe KLGJ kanë njoftuar se nga data 7 deri më 10 tetor 2025 do të pezullojë zhvillimin e seancave gjyqësore, me përjashtim të atyre me karakter urgjent, si masat e sigurimit.

Ky vendim vjen për shkak të homazheve që do të mbahen në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra pasditen e së hënës, 6 tetor, në ambientet e kësaj gjykate.

Në njoftimin zyrtar, gjyqtarët shprehen se për këtë periudhë nuk do të jenë në gjendje të zhvillojnë gjykimet e planifikuara, duke kërkuar mirëkuptimin e palëve.

Edhe Gjykata e Vlorës dhe e Dibrës njoftuan se kanë pezulluar të gjitha seancat nga data 7-10 tetor për nder të gjyqtarit Astrit Kalaja.

Institucionet gjyqësore janë në solidaritet të plotë me familjarët e të ndjerit Homazhet për Astrit Kalanë janë duke u zhvilluar ditën e sotme dhe do të vijojnë deri ditën e nesërme.

Astrit Kalaja, një prej gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit të Tiranës, u ekzekutua me armë zjarri brenda gjykatës, në një ngjarje që ka tronditur sistemin e drejtësisë dhe opinionin publik.

 

Lini një Përgjigje