Aktualitet27 Mars 2023, 14:21

Java nis me shi, meteorologia tregon si do të jenë ditët në vijim: Do të ulen ndjeshëm temperaturat!

Shkruar nga Pamfleti
Java nis me shi, meteorologia tregon si do të jenë ditët në

Dita e sotme ka nisur me reshje shiu në të gjithë vendin. Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar se nga ky mot do të karakterizohen shumica e ditëve të javës dhe se temperaturat do të bien ndjeshëm.

Mëngjesi i sotëm është si një mëngjes vjeshte, me temperatura jo të ulëta. Megjithatë, mbizotërojnë vranësirat në të gjithë territorin shqiptar. Në zonat veriore do të ketë rrebeshe afat të shkurtëe. Në zonat qendrore dhe jugore, reshjet do të shtohen. Sonte vonë në mbrëmje kemi rënie të ndjeshme temperaturash, ku ditën e martë do të zgjohemi me 5-6 gradë më pak”, tha ajo.

Sa i takon ditëve në vijim, Porja tha se nesër do të ketë reshje të pakta dëbore, ndërsa dy ditë do të jenë dimër.

Sot kemi reshje dhe vranësira, dhe nesër do të ketë reshje të pakta. Ndërkohë, kemi dy ditë të ftohta, nesër dhe pasnesër do të kemi dy ditë dimri, pastaj sërish mot pranveror”, tha meteorologia.

Ajo gjithashtu theksoi se pikëpyetje për dëbore ka vetëm fundi i marsit, por edhe 10 ditëshi i parë i prillit.

moti