
Në fund, Spiropali thumboi edhe kryeministrin Rama, duke thënë se qytetarëve i duhet përgjigjur me përulësi dhe jo arrogancë...
Ish-ministrja, Elisa Spiropali duket se ka vendosur ta dërgojë deri në fund ‘luftën’ e saj të re brenda Partisë Socialiste. Ditën e sotme ajo ka dorëzuar në Asamblenë e Partisë Socialiste mocionin për hapjen e partisë, një nismë që ajo e kishte paralajmëruar më herët dhe që ishte përmendur edhe nga kryeministri Edi Rama në një prej daljeve të tij publike.
Dorëzimi i mocionit vjen pas muajsh kritika nga deputetja ndaj mënyrës se si funksionon partia, duke ngritur shqetësime për mungesën e debatit të brendshëm, përqendrimin e vendimmarrjes dhe nevojën për një model të ri politik. Sipas saj, ky proces synon të nxisë një përfshirje më të gjerë të anëtarësisë dhe të adresojë shqetësimet e evidentuara gjatë periudhës së fundit.
Në një deklaratë për mediat, Spiropali tha se dokumenti nuk është vetëm i saj, por është i hapur për të gjithë anëtarët e PS-së. Ajo theksoi se një marrëveshje e re nuk mund të hartohet nga një apo dy individë, por duhet të shprehë vullnetin e partisë dhe të shoqërisë.
“E mbajta premtimin dhe sapo dorëzova në Asamblenë e Përgjithshme të PS mocionin për hapjen e debatit për marrëveshjen e re për Shqipërinë. Nuk është vetëm dokumenti im, është i hapur për të gjithë anëtarët e PS-së. Ia kam drejtuar Ramës, Asamblesë së Përgjithshme dhe çdo anëtari. Një marrëveshje për Shqipërinë nuk mund të hartohet nga një apo dy individë, por duhet të shprehë vullnetin e partisë dhe shoqërisë”, u shpreh Spiropali.
Ajo kërkoi më shumë demokraci, përfaqësim dhe drejtësi shoqërore, si dhe një marrëdhënie më të drejtë mes shtetit dhe qytetarit. Spiropali tha se të rinjtë janë në pararojë të kërkesave për ndryshim dhe se mazhoranca dhe Partia Socialiste kanë mundësinë për t’iu përgjigjur këtyre kërkesave.
“Duhet më shumë demokraci, përfaqësim, drejtësi shoqërore, marrëdhënie më të drejtë mes shtetit dhe qytetarit. Të rinjtë që janë në pararojë të kërkesave për ndryshim janë ata që presin më shumë nga ne. Kam besimin që mazhoranca dhe PS-ja ka të gjitha mundësitë që t’u përgjigjet këtyre kërkesave”, tha ajo.
Në fund, Spiropali thumboi edhe kryeministrin Rama, duke thënë se qytetarëve i duhet përgjigjur me përulësi dhe jo arrogancë.
"Duhet t’u përgjigjemi qytetarëve me përulësi, jo me arrogancë", tha Spiropali./Pamfleti
PARODI________________ APOLOGJIA E RAMËS–PROTESTË, CIRK DHE BILETA FALAS______________________ Duhet t'më kuptoni o protestues, Se unë me vëmendje ju dëgjoj, Çdo ankesë e mbaj me shkrim, Që asnjë problem mos të harroj. Mos më kërkoni dorëheqje, Përditë me thirrje po lini nam, Unë kam plot 800mijë vota, Deri në 2029 mandatin kam. Do i zgjidh zezbën hallet tuaja, Duhet të bëni edhe pak durim, Por ju thoni se këto probleme, Shkaku qënka për fajin tim. Gjithshka e bëj për Europën, Ta dini ky është misioni im, T'ju fus sa më shpejt në BE, E pastaj të gjithë në emigrim. Do shkoni krejt pa viza, Sidomos në Gjermani, Që mos të vuani më këtu, Atje do keni punë e shtëpi. Mos thoni "pse iku rinia", Mos e quani si dështim, Ikin për një jetë më të mirë, Ky nuk quhet shpopullim. Kjo është ëndrra ime e madhe, Mos e merrni si ironi, Ta bëj Shqipërinë Europë, Që të ikni me lehtësi. Kur të boshatiset vendi, S'do ketë më fare ankesa, As protesta, as pakënaqësi, Vetëm turistë dhe festa. E mqs vapa tash ju zuri, E po protestoni pa mbarim, Mendova, duhet pak muzikë, Populli ka nevojë për argëtim. Prandaj solla koncert gjigant, Erdhi Kaney West në Tiranë, Gojët e liga më diskretituan, Sorrat dhe korbat lanë nam. Mos u merrni me shifrat, As me fondin se ku shkoi, Por më falenderoni pamasë, Që veç për ju unë mendoj. Ju protestoni në shesh, Unë organizoj koncert, Ju me meme e pankarta, Dhe unë bëj siç dua vet. Prandaj harxhova €4 milion, Pa kursyer aspak buxhet, I hoqa nga fondi i emergjencës, Se emergjencë ishte ky koncert. Biletat i blemë të gjitha, Mos mbetej ndonjë pa hyrë, Po ju nuk deshët të vini, Se protesta s'duhej shtyrë. Tani më ka dalë nami, Sikur unë bëj financim, "Sikur i blej vetë biletat!" Këtë e quajnë promovim. Po më marrin artistët radhë, Duan koncert në Tiranë. S'pyesin më sa veta vijnë, Po kush paguan tallavanë. Njëri kërkon nja 10 milionë, Kujton se unë jam mbret, Tjetri do pordhë me rigon, A thua se jam Kumbari vet! Tjetri kërkon pesë milionë, Tjetri do skenë mbi det, Se kanë dëgjuar që në Shqipëri, Publiku financohet komplet. Tash i famshëm jam bërë, Qarkullon në çdo agjenci: "Rama blen edhe publikun, Veç votave për pushtetin e tij". Berisha ndau tortë dikur, Në shesh, për përvjetor, Unë ju jap bileta falas, Për koncert me artist botëror. Saliu iu dha një copë ëmbëlsirë, Që zgjati vetëm një kafshatë, Unë ju jap një super-show, Që zgjat plot vetëm një natë. Ju kërkoni përgjegjësi, Unë ju jap cirk dhe bukë, Ju doni dorëheqje sot, Por unë s'e kam me ngut. Mos mendoni se dorëhiqem, Them ta mbaroj këtë mandat, Ju vazhdoni bëni protesta, Në 2029 mbase fitoj prapë. Shqipëria europiane do kohë, Dhe mandati shpejt kalon, Duhen vetëm edhe pak vite, Durim se dhe koha fluturon.
Me ate shprehjen e qelbur, deri ne vitin 2029 nuk me hiqni dot se keni votuar (hedhur firmen) per mua, ia ka futur me shume vehtes ky kryeqelbesira e kombit pasuar nga plehra Sali Berisha e Hamza Kastrioti e compani. Njekohesisht i djeg shume se ka hedhur firma tradhetie e gomarlleku qe ka falur trojet e shtetit. Keshtu na i kane marre trojet fqinjet duke firmosur agallaret e fshtatit e qytetit nje cope karte qe i takon Greqise, Maqedonise, Serbise, etj., per ca aspra te marra nga kryeplaku. Ky lakuriqs pabreks na vuri dhe nje mjeker per te krijuar imazhin e Ismail Qemalit Nr2 qe te mashtroje popullin Shqiptar. Me mashtrues banal nuk kam pare ne jeten time. Fati i ketij qeni ishte se iken te gjithe njerezit e ditur, te mencur, me integritet e seder e moren rruget e botes per te mbijetuar e jo lypur rrugeve. Shumica e emigranteve ne USA jane nga Tirana dhe ua befte Perendia mbare me shume se ua ka bere. Ta dije mire ky qen i lidhur me djajte e botes, kur vjen puna per trojet e varreve te te pareve Shqiptaret jane te gjithe Mujo Ulqinake te perplasen me fuqite me te medha te kohes. Shqiptari njeh vetem lirine e kurre roberine.
Me shume ritem e energji, Spiropale... Paraqit staying e bashkeluftetareve. Shef Malaj, jo ti.
Mocionin ben mire qe i a drejton asamblese se mbase i zgjon nga gjumi edhe ata pak socialiste qe kane mbetur te rilindja. Por Rames kot i a drejton se Rama nuk ka qene kurre socialist. Perkundrazi. Rama eshte nje egoist e narcizist patologjik qe shfrytezoi nje moment politik dhe beri gjithcka, nga lutjet e pergjerimet deri me para, per te marre PS dhe per ta kaleruar si kale beteje ne funksion te karrieres se tij personale dhe perfitimeve qe vijne prej saj!
Poetit"real"... Po vazhdove keshtu,do ngjallesh te paarritshmin Arben Duka... Urime