TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Gusht 2023, 11:15

“Jeni bërë si lypsat e semaforit”/ Gazetarët i kthehen keq Alma Kaçit: Po ti ç’deshe te Safeti?

Shkruar nga Pamfleti
“Jeni bërë si lypsat e semaforit”/ Gazetarët i
Alma Kaçi

40-vjeçarja Alma Kaçi, e cila doli në filmimin me Safet Gjicin në zyrën e Bashkisë Kukës është përplasur me gazetarët në momentin që doli nga ambientet e GJKKO. Teksa gazetarët e pyesnin për qëndrimin e saj në SPAK, Alma nuk iu kursye.

Alma K: Na jeni bërë si lypsa semaforit, merreni çfarë ju jep SPAK

Gazetarët: Po ti çfarë i lype Safetit, i rehabilitove qentë?

Alma K: Ciao!

 

Alma Kaçi u shoqërua sot nga policia për në ambientet e gjykatës pasi kërkoi masë më të lehtë sigurie. GJKKO shtyu seancën për në 12 shtator. 

Në një prononcim pë mediat avokatja e 40-vjeçares tha se shumë shpejt do të ketë të dhëna të tjera.  Avokatja e Almës paralajmëroi se në të ardhmen mund të ketë një qëndrim krejt ndryshe, por nuk shpjegoi se çfarë po paralajmëronte me këtë deklaratë.

40 vjeçarja po hetohet në masë sigurie “arrest shtëpie”, masë e cila u caktua më 24 qershor 2023 për akuzën e korrupsionit aktiv.  Po në këtë datë u arrestua edhe Safet Gjici, ish kryebashkiaku i Kukësit i akuzuar për korrupsion pasiv.

Safet Gjici dyshohet se ka favorizuar Alma K., duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.

alma kaçi gjkko

Lini një Përgjigje