Aktualitet20 Qershor 2023, 07:13

Videoskandali seksual i Safet Gjicit, gazetari zbulon çfarë ndodhi 3 ditë para publikimit

Shkruar nga Pamfleti

Videoskandali seksual i Safet Gjicit, gazetari zbulon çfarë ndodhi 3

Gazetari Armand Bajrami ka komentuar informacionin se videoskandali ish-kryebashkiakut të Kukësit mund të ketë qarkulluar në grupet e policisë para publikimit.

Ai tha se është detyra e SPAK për të vërtetuar këtë gjë, ndërsa shtoi se ka informacione se ekzistenca e video dihej 3 ditë para publikimit të saj.

“Kam informacione që në rrjete të ngushta dihej tre ditë para publikimit të videos ekzistenca e saj, ndaj ka dyshime rreth ekzistencës së personave të tretë pas vajzës që mund ta kenë shfrytëzuar videon për shantazh”, tha gazetari.

Gruaja që u shfaq në videon intime me ish kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, vijon të mbetet në qendër të vëmendjes së opinionit publik dhe mediave.

40-vjeçarja e lindur në Berat dhe banuese në Durrës, nuk ka asnjë pasuri të luajtshme apo të paluajtshme në emrin e saj.

Gruaja që filmoi Safet Gjicin në një kamer të fshehtë, pasi e joshi seksualisht në zyrën e tij, në 26 korrik 2021 ka themeluar kompaninë ACM21 me objekt ‘konsulencë për bizneset e treta’, me vendodhje në Farkë, Tiranë. Nga verifikimet, rezulton se kompania e gruas më të komentuar në Shqipëri, ka zero aktivitet, pra kemi të bëjmë me një biznes fantazmë.

Gruaja rezulton e papunë. Nuk figuron si e punuar as në sektorin privat dhe as publik. Gjithashtu, mësohet se 40-vjeçarja, vitin e kaluar, ka ndjekur një kurs në Tiranë, për të mësuar teknikat e spiunazhit, përdorimin e pajisjeve të përgjimit, gjurmimin e makinave dhe mbikëqyrjen kompjuterike. Me sa duket, aftësitë e fituara në këtë trajnim, i ka përdorur në rastin e Safet Gjicit. 40-vjeçarja mësohet se herë pas here bashkëpunonte me ndonjë emision investigativ si dhe me Shërbimin Informativ Shtetëror, si e infiltruar. 

safet gjici alma videoskandali