TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Nëntor 2025, 10:25

Kërkoi largimin nga gjykimi i masakrës së Gërdecit, GJKKO rrëzon Irena Gjokën

Shkruar nga Pamfleti

Kërkoi largimin nga gjykimi i masakrës së Gërdecit, GJKKO

Është rrëzuar kërkesa e gjyqtares Irena Gjoka për tu larguar nga çështja penale në ngarkim të ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu.

Zëvëndës kryetari i GJKKO Erjon Bani pasi shqyrtoi kërkesën e gjyqtares Gjoka, e rrëzoi me argumentin se nuk ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë.

Vendimin e relatoi vetë gjyqtarja Irena Gjoka në seancën e kësaj të mërkurë.

Prokurori Klodian Braho relatoi një pjesë të provave shkresore që kërkoi të bëhen pjesë e shqyrtimit gjyqsor, ndërkohë seanca u shty në datë 9 dhjetor për të vijuar me këtë moment procedural.

Më herët, GJKKO ka rrëzuar edhe kërkesën e avokatëve të Fatmir Mediut për përjashtimin e Irena Gjokës.

Pas kësaj, vetë Gjoka kërkoi të largohej nga çështja me argumentin se ka shqyrtuar në fazë paraprake të njëjtën dosje por kërkesa iu rrëzua.

 

Lini një Përgjigje