Aktualitet29 Nëntor 2023, 11:00

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Gjykata e Lartë refuzon Alma Kaçin 

Shkruar nga Pamfleti
Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Gjykata e Lartë
Alma Kaci në SPAK

Alma Kaçi, protagonistja e videoskandalit me Safet Gjici ka humbur edhe një tjeter betejë me drejtësinë Gjykata e Lartë.

Alma Kaci ka humbur edhe një tjeter betejë me drejtësinë Gjykata e Lartë ja ka refuzuar ankimin e bërë për ndryshim mase nga arrest në shtëpie në masë më të butë.

Pak ditë më parë SPAK mbylli hetimet dhe çoi cështjen në gjyq me akuzën e korrupsion aktiv e ndërsa për ish-kryebashkiakun Safet Gjici Korrupsion pasiv.

Sipas SPAK në përfundim të hetimeve paraprake të këtij procedimi penal, janë përftuar prova dhe të dhëna nga analizimi i të cilave ka rezultuar se e pandehura Alma Kaçi, është personi që i ka ofruar/dhënë përfitime të parregullta të pandehurit Safet Gjici, me detyrë Kryetar i Bashkisë Kukës dhe se ky i fundit pasi ka përfituar prej saj përfitimin e parregullt, në formën e favorit seksual, ka premtuar/pranuar ta ndihmojë me projektin e saj të mbrojtjes së qenve dhe ta paraqiste më tej në mbledhje të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kukës. 

alma kaci