Politike16 Maj 2023, 20:55

Këshillat Bashkiakë/ Përfundon procesi i numërimit në Durrës dhe Sarandë, PS dominon në të dyja bashkitë

Shkruar nga Pamfleti

Këshillat Bashkiakë/ Përfundon procesi i numërimit në

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për Këshillin Bashkiak në Sarandë dhe Durrës, ku PS ka fituar shumicën e këshilltarëve në të dy bashkitë.

Në bashkinë e Sarandës, PS ka marrë 12 mandate dhe koalicioni “BF” ka marrë 4 mandate. Ndërkohë PD ka marrë 3 mandate, PAA 1 mandat, PR 2 mandate, PLL 2 mandate, FRD 1 mandat, PDIU 2 mandate, AAK 2 mandate, PBK 1 mandat dhe së fundmi, Ibrahim Bajrami 1 mandat.

Procesi i numërimit ka përfunduar dhe në Durrës ku nga 51 mandate, PS ka marrë 28 mandate, koalicioni “BF” ka marrë 13 mandate, e ndjekur nga PD me 5 mandate. Gjithashtu PAA ka marrë 3 mandate, PDIU 1 mandat dhe PSD 1 mandat.

keshillat bashkiake durrës sarandë