TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Maj 2023, 20:04

Nuk deklaroi dëbimin nga Italia, Prokuroria nis verifikimin për kandidatin fitues të PS në Vaun e Dejës

Shkruar nga Pamfleti
Nuk deklaroi dëbimin nga Italia, Prokuroria nis verifikimin për
Kristian Shkreli

Prokuroria ka nisur verifikimet për kandidatin fitues të PS në Vaun e Dejës, në kuadër të dekriminalimzit.

Partia Demokratike nëpërmjet 15 deputetëve të saj më 25 prill kërkoi verifikimin me urgjencë të Kristian Shkrelit. Shkreli rezulton se në vitin 2021, gjatë kohës që ka qenë kandidat për deputet nën siglën e PS, nuk ka deklaruar dëbimin e tij nga Italia në vitin 2007, në formularin e dekriminalizimit.

Në vitin 2023, mësohet se Shkreli e ka deklaruar dëbimin, por pa dhënë arsyet e dëbimit, duke fshehur faktin se ai është dëbuar për kryerjen e një vepre penale.

Nga shkresa që ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë, nga Prokuroria e Përgjithshme, mësohet se Drejtoria e Dekriminalizimit, ka nisur verifikimin e këtij shtetasi.

Ndërkohë për mosdeklarimin e dëbimit në vitin 2021 praktika i është përcjellë Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme për veprën penale të falsifikimit të formularëve parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.

Kujtojmë se Kristian Shkreli është shpallur fitues në zgjedhjet lokale të dy ditëve më parë, ndërsa ka fituar 55.78 % të votave për bashkinë e Vaut të Dejës.

kristian shkreli pd itali dekriminalizim

Lini një Përgjigje