TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Mars 2024, 14:00

Klevis Qose emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Shkruar nga Pamfleti
Klevis Qose emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve
Klevis Qose

Klevis Qose është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve ndërsa pritet të prezantohet zyrtarisht rreth orës 15:00 nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Ky emërim i Qoses në krye të drejtorisë së përgjithshme të burgjeve, erdhi pas dorëheqjes së Admir Abrijas, i cili mbante postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve prej dhjetorit të vitit 2021. Abrija e kishte dhënë dorëheqjen në 14 shkurt, ndërsa ishte emëruar më 20 dhjetor të vitit 2021. 

Dorëheqja e Abrisë erdhi vjen pak kohë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku i dënuari përjetë Sokol Mjacaj vrau brenda në qeli një tjetër të dënuar.

Klevis Qose më parë ka mbajtur postin e drejtorit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve, pas shkarkimit të Florent Sulçes nga ana e Ulsi Manjës. Por këtë detyrë, Qose e ka mbajtur për 2 vite, pasi në dhjetor të vitit që lam pas u lirua nga detyra, për tu vendosur në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Provës.

Qose në vitin 2021 ka mbajtur edhe postin e kreut të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve, pas lirimit nga detyra të ish-drejtorit të përgjithshëm i Shërbimit të Provës, Ervin Hoxha.

Klevis Qose, i diplomuar në Siguri Publike dhe Drejtësi, ka marrë çertifikatën e mirënjohjes nga kryeministri Edi Rama për luftën ndaj terrorizmit në vendin tonë. 

 

 

klevis qose

Lini një Përgjigje