TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Dhjetor 2024, 17:12

“Korrupsioni, gangrena e shoqërisë”, drejtuesja e BKH-së: Duhet qasje gjithëpërfshirëse ndaj këtij fenomeni të rrezikshëm!

Shkruar nga Pamfleti

“Korrupsioni, gangrena e shoqërisë”, drejtuesja e

Drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj gjatë fjalës së saj në sallën e Kuvendit, në mbledhjen e Komisionit të Monitorimit të Këshillit të Evropës, tha se korrupsioni është një fenomen që kërkon një qasje gjithëpërfshirëse për t’u luftuar.

Hajnaj shtoi se korrupsion dëmton cilësinë e jetës së qytetarëve të një vendi. Për këtë arsye theksoi drejtuesja e BKH-së, se ky fenomen duhet luftuar përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse, të përditshme dhe me bashkëpunimin me institucionet brenda e jashtë vendit.

Korrupsioni godet sundimin e ligjit dhe dëmton cilësinë e jetës së qytetarëve, shkatërron shoqërinë dhe çon drejt fenomeneve të rrezikshme, prandaj ne duhet ta ndalim. Jemi të përkushtuar për të ndërtuar një shtet ligjor, që trajton të gjithë qytetarët si të barabartë përpara ligjit. Askush nuk mund të jetë mbi ligjin dhe vullneti ynë për të ndërtuar shtetin e së drejtës është realitet.

Lufta ndaj korrupsionit nuk mund të bëhet e copëzuar, selektive, por gjithëpërfshirëse, e përditshme dhe me bashkëpunim reciprok të të gjithë mekanizmave institucionalë brenda vendit dhe me partnerët tanë ndërkombëtarë. Me punën tonë deri tani, kemi dëshmuar se kemi ndërtuar kapacitetet, si në burime njerëzore, profesionale e logjistike. Këto po arrimë t’i harmonizojmë për të arritur në suksesin e luftës ndaj korrupsionit”, tha ndër të tjera Hajnaj.

Lini një Përgjigje